Përmes ofrimit të asistencës në ndërtimin e kapaciteteve dhe asaj teknike, Iron Consulting ndihmon organizatat brenda sektorit publik që ta rrisin efikasitetin, efektivitetin dhe që në vazhdimësi t’i ndërtojnë aftësitë.
Për t’i arritur objektivat e klientëve tanë, ne mbështetemi në një rrjet të gjerë të profesionistëve jo vetëm në Ballkan por edhe në kryqytetet europiane, si dhe në Washington DC dhe NY.
Përmes konsulencës ne ndihmojmë sektorin privat dhe publik që ta rrisin performancën e tyre.
Në një ambient që vazhdimisht ndryshon, duke kuptuar sistemet politike dhe administrative, bizneset do të kenë mundësi që të performojnë lehtësisht. Iron Consulting posedon të kuptuarit e perspektivave si të biznesit ashtu edhe të qeverisë. Kjo është vendimtare në gjetjen e zgjidhjeve të cilat kënaqin si objektivat e biznesit ashtu edhe interesin publik.
Po që se një kompani ndërkombëtare dëshiron të depërtojë në tregjet e reja, apo një kompani vendore dëshiron te zgjerohet, konsulentët tanë të përkushtuar do t’ju ndihmojnë në identifikimin e mundësive dhe në përshtatjen e aftësive dhe përparësive të juaja për të arritur në cak.
Konsulentët tanë me përvojë do të ju ndihmojnë të përcaktoni vizionin dhe strategjinë e korporatës mbi bazën e objektivave, burimeve dhe aftësive të biznesit. Parashikimi i mundësive dhe rreziqeve do të ju ndihmojë t'i shfrytëzoni burimet në optimum dhe të arrini sukses.
Ne jemi adresa e juaj për t’ju mundësuar që publikut t’ia komunikoni mesazhet në mënyra konvencionale dhe kreative. Iron Consulting do t’i përkrahë klientët dhe partnerët përgjatë tërë procesit, që nga formulimi deri te dërgimi i mesazheve dhe vlerësimi i efektit të tyre.
Në një epokë të ndërvarshmërisë në rritje dhe transformimit konstant, sektori publik po ballafaqohet me nevojën e rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit. Cilësia e stafit dhe paaftësia e institucioneve publike për të qenë konkurente me kapitalin njerëzor karshi sektorit privat, e bënë të domosdoshme për institucionet që të kërkojnë përkrahje këshilluese nga jashtë, me konsulencë nga përbrenda sektori privat. Pas disa viteve angazhimi të konsulencës në përkrahje të qeverisë, sikur qeveritë poashtu edhe donatorët kanë kuptuar se angazhimi i konsulencës vendore është një domosdoshmëri, për të siguruar sukses. Me ekspertizën më të lartë në fusha të ndryshme, Iron Consulting është adresa për shërbime të asistencës teknike nga: Zhvillimi Institucional, Zhvillimi i Sektorit Privat, promovimi i IHD, promovimi Eksportit, draftimi dhe implementimi i Strategjive, skanimi organizativ i Mjedisit dhe anketimet krahasuese të arritjeve, shqyrtimet dhe analizat e Regullatorit.
Me një rrjet të gjerë dhe njohuri të shkëlqyeshme mbi tregun e punëtorëve në Kosovë, ne ofrojmë këshilla dhe përkrahje në rekrutimin e stafit. Shërbimet tona gjithashtu përfshijnë këshilla mbi proceset e Resurseve Njerëzore.
Ne organizojmë programe trajnuese të përshtatura për nevojat specifike të klientëve. Kësisoj, ne i mbulojmë fushat trajnuese si në vijim: aftësitë në menaxhimin financiar, aftësitë në marrëdhëninet me publikun dhe marketing, aftësitë ‘e buta’ menaxheriale, aftësitë strategjike, aftësitë në komunikimet afariste dhe prezentime.
IC organizon trajnim me temen: Leter Kredit dhe Garancionet bankare
Iron Consulting qëndron i gatshëm për t’i biseduar mundësitë e bashkëpunimit. Ju lutemi ndjehuni të lirë të na shkruani apo të na thirrni në rast se keni ndonjë pyetje.
IRON Consulting L.L.C.
Tringë Smajli 12/5
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës
+381 38 731 553